Site icon Telegrafi

Leao do të largohet në verë nga Milani, tre opsionet ku mund ta vazhdoj karrierën

E ardhmja e Rafael Leaos duket e paqartë, por me shumë gjasë lojtari në verë do të largohet nga Milani.

Milani e ka vendosur që ta nxjerr në shitje yllin portugez dhe tanimë po pret ofertën e duhur.

Calciomercato ka raportuar se Rossonerët pretendojnë që nga shitja e Leaos të fitojnë 100 milionë euro.

Ka tre opsione se ku do ta vazhdoj karrierën portugezi me Al-Hilal, Manchester City dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Skuadra saudite Al-Hilal e shikon Leaon si një element kyç për projektin e tyre, veçanërisht pas largimit të Neymar, i cili u largua në dimër.

Al Hilal janë në kërkim të një ylli të ri që jo vetëm do të forcojë skuadrën, por edhe do të bëhet tërheqja kryesore për Kupën e Botës për Klube 2025, një turne ku ata shpresojnë të luftojnë në nivelin më të lartë.

Lexo po ashtu Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Nga ana tjetër City e sheh si zëvendësues të Jack Grealish dhe Jeremy Doku pasi që të dy do të largohen në verë.

United është i interesuar, por duket e vështirë që ata të shpenzojnë 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version