Leandro Trossard ishte arkitekti i fitores mbresëlënëse të Arsenalit ndaj Fulhamit të dielën pasdite (sot) – dhe ai bëri histori në Ligën Premier.
Gunners fituan 3-0 në Craven Cottage falë golave të Gabriel Magalhaes, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard. Fitorja rivendosi epërsinë e Arsenalit me pesë pikë ndaj Manchester Cityt në krye të tabelës së ligës.
Kjo fitore gjithashtu e ndihmoi Trossardin të theksonte më tej statusin e tij si një nënshkrim i frytshëm në afatin kalimtar të janarit.
Arsenali i pagoi Brighton 35 milionë euro për shërbimet e belgut pasi dështoi të arrinte objektivin e parë Mykhaylo Mudryk, i cili iu bashkua Chelseat.
Trossard asistoi te tri golat e Arsenalit, gjë që i mundësoi të bëhej lojtari i parë në historinë e Ligës Premier që realizon një het-trick në pjesën e parë të një ndeshjeje si mysafir.
Ai është lojtari i dytë këtë sezon që realizon tre asistime në një ndeshje të vetme, duke ndjekur hapat e Roberto Firminos. Sulmuesi i Liverpoolit arriti të njëjtën gjë, megjithëse në shtëpi, në fitoren 9-0 të Liverpool ndaj Bournemouth në gusht. /Telegrafi/