Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, në një konferencë për media ka folur lidhur me reduktimet e energjisë elektrike në vend që po ndodhin ditëve të fundit.
Azemi theksoi se këto reduktime dhe mungesa e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofrojë zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike.
“Kosova duhet të ndërtoj kapacitet gjeneruese elektrike… Janë bërë disa ditë e kjo gjendje po përsëritet çdo vit që po kemi probleme serioze të furnizimit me energji elektrike”, tha ai, raporton Telegrafi.
Sipas tij, reduktimet në disa qytete e fshatra janë shumë të ashpra dhe siç tha ai situatën e bën më serioze të ftohtit.
“Këto reduktime dhe mungesa e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofrojë zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike”, tha ai.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së tha se LDK ka bërë thirrje më parë për marrjen e masave të nevojshme për tu përballur me krizën energjetike.
Ai shtoi tutje se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësirë, duke u përballur dhe duruar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, ndërkaq në gjendje shumë më të vështira janë bizneset, , sidomos ato prodhuese. /Telegrafi/