Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro më shumë.
Në një reagim në Facebook, LDK thekson se politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në vendin tonë.
“Gjatë vitit 2022, Serbia ka rritur importet për plotë 70 milionë euro. Me 370 milionë euro import në vit, Serbia gjatë mandatit të kësaj qeverie, ka arritur rekord të ri”, thuhet në reagim.
“Politikat e gabuara të partisë në pushtet, vazhdojnë të favorizojnë prezencën ekonomike të Serbisë në Kosovë. Ankesat për të kaluarën nuk përmirësojnë ekonominë dhe nuk i zgjidhin problemet e së ardhmes. Kemi nevojë për veprime konkrete dhe jo premtime e fjalë boshe”, përfundon LDK.
Importet nga Serbia në vitin që lamë pas janë rritur për rreth 21.7 për qind apo mbi 66 milionë euro.
Kosova këtë vit ka importuar mallra në vlerë prej 371.6 milionë euro nga Serbia, e që llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i Kosovës në këtë aspekt.
Së fundmi, është riaktualizuar thirrja për të bojkotuar produktet me origjinë nga Serbia. /Telegrafi/