Telegrafi

LD: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, varfëria vetëm po rritet

Lëvizja Demokratike (LD) sërish e ka kritikuar Qeverinë në lidhje me vendimet e saj, për të tejkaluar krizën ekonomike në vend. Nga LD thonë se derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë.

“Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim:

– Asnjë masë ekonomike nuk mund ti kontrollon çmimet e produkteve e të ul inflacionin në periudhë 45 ditëshe pra nevojitet që masat të jenë nga 6 muaj deri në 1 vit,

– Çka do të ndodh kur në kulmin e dimrit masat do të përfundojnë e qytetari do të përballet me rritje të pakontrolluara të çmimeve të produkteve ushqimore, rrymës, drunjve, peletave.

– A po mundohet qeveria ti qetësoj qytetarët me masa artificiale që mos të dalin në protesta, pas paralajmërimeve nga shumë sektorë?”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se e gjithë kjo situatë dëshmon se as ministri i Financave Fatmir Besimi as i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk kanë kapacitet për ta menaxhaur situatën me inflacionin, sepse siç shtojnë, ngrirja e çmimeve ndodh vetëm në raste krizash të jashtëzakonshme, siç ishte rasti me pandeminë ose kriza energjetike.

“Derisa Qeveria eksperimenton me masa në vazhdimësi, konstatojmë se fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë për 46 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe me këtë qytetarët dita ditës do të vazhdojnë të varfërohen”, përfundojnë nga LD./Telegrafi/