Lazio e ka mposhtur Romën në Stadio Olimpico (3-2) në atë që njihet si Derby della Capitale.
Sergej Milinkovic-Savic shënoi i pari (10), ndërsa menjëherë pas, Pedro i shënoi ish-skuadrës së tij (19’).
Roger Ibanez i riktheu Giallorossët në lojë (41’), para se skuadrat të shkonin në pushim me epërsi të Bianconcelestëve.
19' | #LazioRoma 2-0
✨ IL RADDOPPIO DI PEDRO!
Gol dell'ex per l'esterno biancoceleste! #SerieATIM #CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/CnsffDdnNb— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 26, 2021
Felipe Anderson e ngriti sërish epërsinë për ekipin që ishte në cilësinë e nikoqirit (63’), ndërsa Jordan Veretout e ngushtoi prapë rezultatin për ta bërë më interesant takimin (69’).
Sidoqoftë, në minutat e mbetura nuk u shënuan fola të tjerë dhe Lazio e fitoi takimin për t’u ngritur në kuotën e 11 pikëve, nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje.
63' | #LazioRoma 3-1
🇧🇷 FELIPETTO CALA IL TRIS!!@F_Andersoon riceve da @ciroimmobile e piazza all'incrocio basso! #SerieATIM#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/UGO4vBIEre— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) September 26, 2021
Për Romën, kjo ishte humbja e dytë e sezonit, ndërsa ka arritur katër fitore në gjashtë ndeshjet e para. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NnyBStQD9nU
https://www.youtube.com/watch?v=svJWRCEJ9zI