Telegrafi

Lautaro zhbllokon derbin në “Giuseppe Meazza”

Interi ka kaluar në epërsi në derbin që po e zhvillon ndaj Milanit në kuadër të javës së 21-të në Serie A.

Dy skuadrat e nisën ndeshje me kujdes të shtuar, por Nerazzurët ishin më kërkues.

Ishte minuta e 34-të e takimit, kur Hakan Calhanouglu harkoi nga këndi dhe Lautaro Martinez shënoi me kokë.

Ky gol do ta hap edhe më shumë derbin, ndërsa për argjentinasin ky ishte goli i 12-të deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe tri asistime. /Telegrafi/