Alessandro Bastoni dhe Simone Inzaghi janë suspenduar pas një sherri në fund të derbit të Milanos, ndërsa Lautaro Martinez është gjobitur.
Gjyqtari i Sportiv e ka suspenduar mbrojtësin e Interit për dy ndeshje, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen e ardhshme kundër Napolit në “Stadio Maradona”.
Bastoni u zëvendësua pas 82 minutash, por u përfshi në një përplasje me Theo Hernandez, i cili kishte marrë një karton të kuq direkt në minutat e fundit të lojës.
Gjyqtari sportiv shpjegoi se Bastoni është pezulluar për shkak të ofendimeve të tij të përsëritura ndaj një prej ndihmësve të gjyqtarit.
Edhe Inzaghi u pezullua për një ndeshje për të njëjtën arsye, ndonëse trajneri kishte në shënjestër gjyqtarin brenda dhomës së zhveshjes. Trajneri i Nerazzurrëve u gjobit gjithashtu edhe me 15 mijë euro.
Lautaro Martinez ishte gjithashtu i përfshirë dhe u pa nga një video që është bërë virale në mediat sociale ku shihet se sulmuesi argjentinas pështyn Theon ndërsa mbrojtësi i Milanit ishte rrugës për në dhomën e zhveshjes.
Megjithatë, Lautaro është liruar nga akuzat dhe është gjobitur me 10,000 euro.
Theo Hernandez u dënua me një ndeshje dhe u gjobit me 5,000 euro pasi mori një karton të kuq direkt.
Ylli i Romës, Nicolò Zaniolo, u dënua me një ndeshje pasi u përjashtua në ndeshje me Genoan. /Telegrafi/