Transferimi i ri i Interit, Lautaro Martinez, duket se po përshtatet në ambientin e një prej skuadrave më të mëdha në botë.
Martinez shënoi gol në fitorne prej 3-0 në miqësoren ndaj Luganos të shtunën.
I transferuar nga Racing Club, 20 vjeçari Martinez ka pasur nevojë për vetëm 16 minuta lojë për të shënuar nga një pasim i Nainggolan pas një goditje e cila u kthye.
Dyshja ishin dy prej pesë transferimeve të Interit këtë verë, përkrah Stefan de Vrij, Matteo Politano, Kwadwo Asamoah etj.
⏱ | FT Lugano 0-3 Inter
An opening pre-season win for Luciano #Spalletti's side, with #Karamoh and #Lautaro both getting themselves on the scoresheet 👌#InterOnTour #110SummerCup #LuganoInter pic.twitter.com/0XhbhRF0EA
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 14, 2018
Yann Karamoh i cili zëvëndëosi Martinezin në pjesën e dytë e vulosi fitoren duke sugjeruar se edhe ai po përmirësohet pas sezonit të parë me klubin Nerazur.
Mauro Icardi nuk luajti në këtë ndeshje.
“Lautaro mbajti mirë topin dhe vuri vetën në pozita shënimi. Ai mund të luaj me Icardin dhe këtë do ta provojmë shpejt. Duhet që ca gjëra të mbulohen në mbrojtje që të realizohet kjo”, u shpreh Spalletti.
https://www.youtube.com/watch?v=7xJjgou6LJ4
Interi vazhdon turneun në Zvicër me një miqësore ndaj Sionit të mërkurën. /Telegrafi/