Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, që transferoi Xherdan Shaqirin nga Interi për tek klubi anglez i Stoke City në fund të sezonin do të largohet drejtimi skuadrës.
Oferta për Hughes është gati dhe siç mësohet ajo është mjaft e majme financiarisht, pasi që Evertoni e ka gati një projekt të madh.
Evertoni ishte interesuar më parë edhe për Xherdan Shaqirin, andaj transferimi i kosovarit në “Goodison Park” pastaj do të ishte edhe më i mundshëm.
Mbetet të shihet nëse ky transfero do të ndodh, pasi që skuadra e Evertonit kohë më parë ka pohuar se ka besim te trajneri Roberto Martinez.