Site icon Telegrafi

Largohen kabllot e fundit nga sheshi i Vushtrrisë

Pamje nga largimi i kabllove

Gjatë ditës së sotme janë larguar kabllot e fundit nga sheshi i qytetit të Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se së shpejti do të largohen edhe shtyllat e tensioni i lartë.

“Sot u bë largimi i kabllove të fundit nga sheshi i qytetit të Vushtrrisë, e që shumë shpejt do të largohen edhe shtyllat dhe tensioni i lartë”, ka thënë Idrizi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë është shprehur se sheshin po e transformojnë që “qytetarët të kenë një shesh të bukur”. /Telegrafi/

Exit mobile version