Telegrafi

Largohen disa konstruksione metalike në Vushtrri që paraqesin rrezik për qytetarët

Pamje nga largimi i konstruksioneve metalike në Vushtrri

Disa konstruksione metalike në qytetin e Vushtrrisë janë larguar sot.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se Drejtoria për Inspektime e ka bërë largimin e tyre sapo ka marrë vesh që të njëjtat paraqesin rrezik për qytetarët, shkruan Telegrafi.

“Me të marrë lajmin se disa konstruksione metalike në një ndërtesë në qendër të qytetit paraqesin rrezik për qytetarët, Drejtoria për Inspektime ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë largimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe drejtori për Inspektime, Besim Demiraj.

Komuna e Vushtrrisë i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka inkurajuar ata që ta raportojnë çdo problem. /Telegrafi/