Site icon Telegrafi

Largohen deponitë ilegale të mbeturinave nga disa fshatra të Vushtrrisë

Tashmë janë larguar deponitë ilegale të mbeturinave nga disa fshatra të Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për një ambient të pastër, shkruan Telegrafi.

“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se janë larguar deponitë ilegale të mbeturinave nga disa fshatra të Vushtrrisë, duke bërë kështu një hap tjetër të rëndësishëm drejt krijimit të një ambienti më të pastër”, thuhet në njoftim.

Ai ka falënderuar punëtorët e NPL “Përparimi” për angazhimin e tyre.

Idrizi ka ftuar të gjithë qytetarët që të kujdesen për ambientin. /Telegrafi/

Exit mobile version