Site icon Telegrafi

Largimi i Armaldos nga BBVA, Luizi: Dua të nxjerr edhe dy persona nga shtëpia

Foto: Screenshot/YouTube

Luiz Ejlli tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda Big Brother VIP Albania.

Ai ka hyrë me një strategji dhe deri më tani ka bërë lojëra të ndryshme, ku ka përfshirë edhe konkurrentët e tjerë.

Artisti shkodran këto ditë futi në ‘kurth’ Kristin dhe Maestron duke bërë që t’i thyenin rregullat.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo çoi në një nominim dhe për këtë nga gara e Big Brother dhe çmimi i madh u largua tenori shqiptar.

Lexo po ashtu Armaldo Kllogjeri lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Pas kësaj, këngëtari ka pasur një bisedë me Oltën, së cilës i tha se ia ka arritur qëllimit.

Foto: Screenshot/YouTube

Luizi tutje shtoi se ka synim t’i largojë edhe dy banorë të tjerë nga shtëpia, por që nuk ia përmendi emrat.

“Dua dhe 2 persona të nxjerr nga shtëpia”, shtoi Ejlli.

Foto: Screenshot/YouTube

Biseda e tyre u zhvillua pranë suitës që ‘Vëllai i Madh’ ia përgatiti çiftit, Luiz-Kiara. /Telegrafi/

Exit mobile version