Manchester United dhe Bayern Munich thuhet se ende mund të bëjnë lëvizje të vonuara për transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.
Me dyshime mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe Robert Lewandowskit, të dy klubet mund të jenë në treg për një qendërsulmues të ri.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kjo mund të nënkuptojë një përpjekje për të nënshkruar me reprezentuesin nigerian të Napolit, Osimhen.
Raporti shton se trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, shpreson se mund të llogarisë te Osimhen për sezonin e ardhshëm, por sulmuesi i Chelseat, Armando Broja do të ishte një zëvendësues i mundshëm.
Calciomercato Napoli. Spalletti spinge su Deulofeu e Barak. Teme per Osimhen https://t.co/pNLYwv5Yq6
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 7, 2022
Sidoqoftë, kjo ka të ngjarë të nënkuptojë zbatimin e një plani krejtësisht të ri të lojës.
Ronaldo nuk është kthyer për përgatitje para-sezonale te United dhe thuhet se po kërkon një largim që do ta linte skuadrën nga Old Trafford në nevojë për një qendërsulmues të ri.
Ndërkohë, Leandoski e ka bërë të qartë se është i vendosur të largohet nga Bayerni dhe nëse kjo ndodh, kampionëve gjermanë do t’i duhet një sulmues elitar për ta zëvendësuar. /Telegrafi/