Feral Interactive, studio përgjegjëse për transferimin e shumë ekskluziviteteve ikonike në platformat Android dhe iOS, sapo ka njoftuar një videolojë të re: Lara Croft and the Guardian of Light, e cila do të publikohet muajin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se Lara Croft and the Guardian of Light “zbarkon” në iOS dhe Android më 27 shkurt, shkruajnë mediat e huaja.
Videoloja premton t’u ofrojë fansave të ekskluzivitetit aventurën e përsosur të vrapimit dhe veprimit, qoftë i vetëm, ose së bashku me një partner.
Ajo mbështet kontrollet e ekranit me prekje dhe tastierës.
Dhe kërkon Android 12 ose më të ri, si dhe 4 GB hapësirë të lirë në pajisje, megjithëse Feral Interactive rekomandon të paktën dyfish për të shmangur çdo problem instalimi.
Është e rëndësishme të përmendet se videoloja është tashmë e disponueshme për porositje paraprake në App Store dhe lojtarët e Android mund të regjistrohen paraprakisht në Google Play Store për t’u njoftuar pasi loja të lëshohet. /Telegrafi/