Ish-presidentit i Barcelonës, Joan Laporta mund të shohë mbrojtësin Gerard Pique të ulur në karrigen e të parit të klubit katalunas në të ardhmen.
Pique nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bërë president i Barçës në të ardhmen dhe Laporte e sheh mbrojtësin në atë pozitë.
“Nëse unë bëhem president, nuk do të ishte keq nëse Gerard Pique do të më ndiqte si president sepse unë e shoh atë si një person ideal”, ka thënë fillimisht Laporta.
“Ai e njeh klubin, ai është një tifoz i Barcelonë, ai është një lojtar, qendërmbrojtësi më i mirë në historinë e Barcelonës dhe ka karakter dhe vullnet për të punuar”.
“Ai ka treguar se është gati”.
Laporta pranon se planifikon të kandidoj përsëri për presidencën e Barça.
“Unë e shoh veten si kandidat për t’u bërë përsëri president i Barcelonës. Nuk shoh asnjë kandidat që më pëlqen”.
“Ende ka pak kohë, megjithëse do ta paraqes veten si kandidat gjashtë muaj më parë, jam i sigurt”.
“Unë ndjek veprimet në Barcelonë dhe po përgatis një plan veprimi. Jam duke përgatitur një propozim për të ardhmen e klubit”, përfundoi Laporte. /Telegrafi/