Site icon Telegrafi

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj Ilkay Gundogan pas komenteve që u bën për rikthimin e tij tek Manchester City.

Verën e kaluar, mesfushori gjerman vendosi të largohej nga City pas shtatë trofeve të fituar nën urdhrat e Pep Guardiolës. Pasi u largua nga Liga Premier, Gundogan vendosi që të transferohej në Spanjë tek Barcelona.

Muajin e kaluar u konfirmua se Gundogan do të rikthehet tek City pasi iu bë e ditur se minutat e tij tek Barcelona do të jenë të limituara.

Pas rikthimit në Angli, ai dha në një deklaratë: “Tani po largohem në një situatë të vështirë, por nëse largimi im mund ta ndihmojë klubin financiarisht, më bën më pak të mërzitur”.

Laporta tani ka mohuar pretendimet e Gundogan se largimi i tij ka ndodhur për shkak të situatës financiare.

“Ilkay Gundogan është një lojtar i mrekullueshëm. Viti që patëm me të ka qenë fantastik”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Pas një takimi me Flick dhe vlerësimit të situatës brenda ekipit, ai vendosi se dëshiron të largohet. Është një vendim sportiv, nga Barcelona, nga Gundogan dhe nga City sepse ai është rikthyer”.

“Gjatë asaj kohe, Gundogan erdhi si lojtar i lirë dhe ishte e drejtë vetëm për këtë arsye. Ka pasur një ndikim ekonomik, por arsyeja ka qenë një vendim sportiv”, është shprehur ai.

Përveç Gundogan, Barcelona kishte vendosur që të mos e vazhdonte bashkëpunimin as me dyshen portugeze Joao Felix dhe Joao Cancelo të cilët më pas u transferuan tek Chelsea dhe Al-Hilal respektivisht./Telegrafi/

Exit mobile version