Kompania britanike e inxhinierisë së veturave ka prezantuar versionin me “çati” të hapur të veturës hibride McLaren P1 .
Modeli i ri i quajtur McLaren P1 Spider, krijimi ekskluziv përmban dallime delikate nga modeli P1, kjo në mënyrë që ta përshtat çatinë e hapur të modelit të ri, shkruan Autocar.
Ndërsa çatia e P1 normalisht përmban një nga kanalet kryesore të ftohjes së motorit të dyfishtë turbo-charge V8, Lanzante duhej që të modifikonte pjesën tjetër të trupit të veturës në mënyrë që të bëjë ridrejtimin e ajrit në motor, përcjell Telegrafi.
Mbështetësit me fibra karboni me hyrje të reja të ajrit ngrihen pas kabinës së shoferit, kjo në mënyrë që të ndihmojë aerodinamiken e veturës dhe futjen e ajrit të ftohtë direkt në ngarkuesit turbo, ndërsa një “finë lundruese” që gjendet anash makinës e detyron ajrin që të shkojë rreth hyrjes A dhe në hyrjet anësore në mënyrë që motori të mbetet i ftohtë.
Motori i modelit të ri është më i dukshëm se sa në modelin standard të P1, pasi tani gjendet në një pjesë që është e lëvizshme, dhe jo në pjesën e pasme ashtu sikurse në modelin standard të veturës.
Ndryshimet delikate në krahët e përparme dhe dyert e veturës janë bërë në mënyrë që të mbahet trupi “rrjedhës” i veturës P1. /Telegrafi/