EA Sport i ka dorëzuar pilotit të McLaren F1, Lando Norris, video-lojën e re F1 2023 për të testuar veçori të reja si qarku i Las Vegas, i cili do të funksionojë këtë sezon.
Njëzetetre vjeçari, Lando tha se loja e fundit sjell përmirësime në lojë dhe grafikë, dhe ai është gjithashtu i kënaqur me karakterin e tij këtë vit.
Në mënyrë të parashikueshme, Norris zgjodhi pistën e Las Vegas për ta provuar për herë të parë.
Britaniku komentoi tingujt e veturës dhe tha se dinamika e drejtimit është më realiste. Ai shtoi se makina “në fakt duket e gjallë”.
Norris zuri pole position në kualifikim me një kohë xhiro prej 1:38.719, që ishte tre sekonda më shpejt se Lewis Hamilton, i cili ishte i dyti në Mercedes.
Pavarësisht kualifikimeve të tij të shkëlqyera, Norris e përfundoi garën në vendin e 20-të për shkak të mosnjohjes së tij me konfigurimin e pistës dhe zonat e frenimit, dhe gjithashtu kishte një dënim prej gjashtë sekondash.
Norris aktualisht është i 11-ti në renditjen e pilotëve në kampionatin “real” të Formula 1 me 12 pikë. Lando ishte i nënti në garën e javës së kaluar në Monaco. /Telegrafi/