Lancia ka hedhur dritë mbi detajet e reja të modelit të shumëpritur Ypilson, duke treguar përqendrim në inovacion dhe teknologji të reja.
Në një postim të fundit, prodhuesi italian i veturave tregoi se qëllimi kryesor i modelit të ri është që të ofrojë komoditet për përdoruesit.
Lancia nuk tregoi specifika të shumta, por tha se mund të presim dy ekrane HD dhe softuer të personalizuar.
Gjithashtu, Ypilson pritet të ketë një mori instrumentesh dixhitale pas timonit, dhe karikues me wireless për telefona.
Kujtojmë se Lancia konfirmoi më parë se Ypilson i ridizajnuar do të prezantohet në vitin 2024 dhe do të jetë i disponueshëm në dy versione, hibrid dhe elektrik.
Modeli i parë në treg do të jetë një Lancia Ypilson Cassina elektrike. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C1Pw5dURBUo