Ëndrra e shqiptarëve të Kosovës për t’i parë yjet e Kosovës në përfaqësuesen e tyre të re me sot ka marrë fund.
Edhe pse yje nga Kosova ka në shumë Kombëtare nëpër Evropë, shumica nga ta ishin te Zvicra.
Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Shani Tarashaj janë pjesë e listës së Zvicrës për ndeshjen e ardhshme kundër Portugalisë.
Në listë mungon Xherdan Shaqiri.
Këta tre të parë nuk do të vijnë të luajnë përfundimisht me Kosovën, duke shuar shumë shpresa dhe duke djegur zemra që iu kishin dhënë shpresë me fjalët e tyre.
Njëjtë ka bërë edhe Përparim Hetemaj i cili zyrtarisht ka refuzuar Kosovën, por nuk do të luajë kundër saj në ndeshjen e 5 shtatorit që zhvillohet në Finlandë.
Mbetet në dyshim Xherdan Shaqiri, por ky i fundit është i lënduar pasi me gjasë edhe ky do të bashkohet me Zvicrën.
I fundit është Adnan Januzaj i cili deri më tani nuk ka pranuar as të komunikojë me drejtuesit e FFK-së, që duhet thënë të drejtë janë treguar shumë të ngathët për afrimin e këtyre lojtarëve. /Telegrafi/