Telegrafi

Lamine Yamal i përgjigjet me një postim të fshehtë ngacmimeve të Rabiot

Lamine Yamal dukej se i dha një përgjigje të fshehtë Adrien Rabiotit përpara ndeshjes gjysmëfinale të Spanjës ndaj Francës në Euro 2024.

Spanja është vendosur në mesin e favoritëve për të fituar Kampionatin Evropian pas një serie paraqitjesh mbresëlënëse, duke përfshirë një fitore dramatike 2-1 kundër Gjermanisë në çerekfinalen e garës.

Skuadra e Luis de la Fuente udhëhoqi në pjesën më të madhe të takimit në Shtutgart, me Florian Wirtz që barazoi në mënyrë dramatike në fundin e ndeshjes. Megjithatë, Mikel Merino parandaloi penalltitë me një gol me kokë në minutën e 119-të.

Ndërkohë, Les Bleus kaloi me penallti në të njëjtën ditë, duke eliminuar Portugalinë pas një barazimi të mundimshëm pa gola në 120 minuta lojë.

Lexo po ashtu Spanjë – Francë: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikimi i gjysmëfinales së Euro 2024

Franca, e cila është një ndeshje larg një finaleje të tretë të madhe në katër turne, ende nuk ka shënuar nga loja e hapur, por mbrojtja e saj ka qenë e fortë.

Shumica e shpresave të Didier Deschamps varen nga ndalimi i adoleshentit spanjoll Yamal, i cili ka qenë ndër yjet e turneve.

Është një detyrë që Rabiot beson se skuadra e tij është e aftë.

“Nëse Lamine Yamal dëshiron të luajë në finalen e Evropianit me Spanjën, ai do të duhet të bëjë shumë më tepër kundër nesh sesa ka bërë deri më tani. Ne do të bëjmë presion mbi të që të mos jetë rehat”, ka thënë Rabiot në konferencë

Kjo ka bërë Lamal të reagojë duke u përgjigjur me anë të një ‘story’ në Instagram me një mesazh të fshehtë.

“Lëvizni në heshtje, flisni vetëm kur është koha për të thënë mat”, ka shkruar 16-vjeçari në postimin që ka të ngjarë të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Rabiot. /Telegrafi/