Site icon Telegrafi

Lamborghini: Tani nuk është koha për një veturë elektrike

Rreth pesë vjet më parë, Lamborghini vendosi të kthente linjën e tij në hibride, duke hequr dorë nga kalimi drejt elektrifikimit të pastër.

Në atë kohë, futja e veturave elektrike të pastra – jo hibride – dukej si e vetmja rrugë përpara, me legjislacionin dhe presionin publik që binte mbi prodhuesit.

Por, ky presion që atëherë ka ndryshuar, me rënien e shitjeve të veturave elektrike.

Megjithatë, shefi teknik Rouven Mohr thotë se edhe tani, një superveturë tërësisht elektrike nga marka nuk do të kishte sukses, përcjell Telegrafi.

“Për momentin, tani, koha nuk do të ishte e përshtatshme për një EV”, tha Mohr.

“Ju keni parë shumë vetura elektrike në treg që nuk ishin vërtet të suksesshme”, shtoi ai.

Me formacionin e hibridizuar plotësisht, Lamborghini e ka vënë veten në pozicionin e përsosur për sukses.

Të tre modelet e tij – Revuelto me fuqi V-12, Temerario me turbo dyshe dhe SUV Urus – tani kanë një lloj asistence elektrike.

“Jam shumë i lumtur me formacionin tonë aktual, sepse me një formacion të hibridizuar, ne mund të jetojmë për dekadën e ardhshme”, tha Mohr.

Bëhet e ditur se Lamborghini e kupton se koha po afrohet me shpejtësi, prandaj planifikon të prezantojë veturën e tij të parë tërësisht elektrike në vitin 2028. /Telegrafi/

Exit mobile version