Motor Trend ka pasur mundësi të njihet me versionin e prodhimit të Lamborghini SUV i cili do të ketë premierën botërore më 4 dhjetor.
Urus do ketë motor 4.0-litra twin-turbo V8 që prodhon 650 kuaj-fuqi. Motori është i bazuar në njësinë e Audi.
Automjeti ka ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.
Sipas të dhënave zyrtare të fabrikës, Urus është i aftë të arrijë 0-100 km në orë për 3.7 sekonda, transmeton KosovaPress.
Urus mund të arrijë shpejtësi maksimale mbi 300 km/h.