Vetura që shihni kushton afro tre milion euro.
Këto pamje të Lamborgjinit Sesto Elemento në aksion, janë bërë nga David Jeffrey, i cili është duke realizuar një dokumentar për veturat në Katar, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë relativisht e lehtë, që peshon 999 kilogramë, me V10 e që shpenzon 5.2 litra, ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 340 km/h.
Në videon e plasuar më poshtë, mund të shihet ky model që është prodhuar në vetëm 20 njësi. /Telegrafi/