Site icon Telegrafi

Lajm i ri për meraklit e Birra Peja

Gjiganti i birrës në Kosovë, Birra Peja ka shtuar edhe një produkt të ri vendor në linjën e birrave – Birra Peja Lager me alkohol 5.0% dhe në sasi prej 0.25L .

Kërkesa e tregut për një birrë të tillë nga brendi i preferuar Birra Peja, tani është plotësuar me linjën e re, plot karakter, guxim, dhe shije të pëlqyer nga të gjitha grupmoshat që pijnë birrë.

Nga 05.07.2022, këtë pije do të mund ta gjeni në pika shitese, bare, klube, dhe restorante të servuar të ftohtë dhe të gatshme për t’ju dhuruar një shije të freskët dhe të sofistikuar.

Lager është birrë e cila krijohet me shkathtësi të veçanta teknike, e kjo i jep një shije shumë të dëshiruar nga adhuruesit e birrës, dhe e dallon nga birrat tjera për cilësinë që zotëron.

Linku Youtube: https://youtu.be/yflO0RkCpEc

Për më shumë informacione, ndiqni faqet zyrtare të Birra Peja në Instagram dhe Facebook. BirraPejaOfficial.

Exit mobile version