Serbia për çdo ditë humb nga 1 milion e 39 mijë euro për shkak të taksës doganore të vendosur nga Kosova.
Kështu ka thënë ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq, për të përditshmen serbe Novosti, duke shtuar se më së shumti ka humbur industria ushqimore.
Për gjatë 14 muajve kur është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës. Kjo do të thotë që ekonomia jonë po humb 1 milion e 39 mijë euro në ditë. Industria vendase e ushqimit ka humbur më së shumti, pasi kompanitë pothuajse plotësisht janë shtrydhur jashtë Kosovës gjatë kësaj periudhe. Kompanitë nga Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia Veriore kanë zënë vendin e tyre”, ka thënë Lajiq.
Kujtojmë se më 21 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës e kishte vendosur taksën doganore për importin e produkteve serbe dhe boshnjake. /Telegrafi/