Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar sot pala kosovare dhe ajo serbe në Bruksel.
Lajçak ka thënë se sot është bërë edhe një hap drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, transmeton Telegrafi.
“Sot ne bëmë një hap tjetër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Po ashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Delegacioni i Kosovës është udhëhequr nga koordinatori shtetëror, Skender Hyseni./Telegrafi/
Today we made another step towards a comprehensive normalization agreement by holding a second round of talks on financial claims and property. And it was the first time the new Serbian chief negotiator Petar Petkovic joined our discussions. To be continued soon. pic.twitter.com/4ANQBa2r3s
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 29, 2020