Site icon Telegrafi

Lahuta instrument serb? Ministre Kumbaro, ku je?

Lahuta është vlerësuar, sipas UNESCO-s, si një vegël e muzikës tradicionale serbe, e jo shqiptare.

Ky vendim ka shtyrë avokaten Mirela Çela Jorgo, e cila është përfaqësuesja e artistëve në kauzën e tyre kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, që t’i bëjë thirrje ministres së Kulturës Mirela Kumbaro që të reagojë.

“Lahuta nuk është shqiptare por serbe”. Ky është përfundimi që ka futur këtë instrument në listën e trashëgimisë së UNESCO-s si pjesë e kulturës së Serbisë. Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.

Përhapja gjeografike e Lahutës në vendin tonë përkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Gjurmët e saj i shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës. Gjithësesi, nga sot një vend tjetër do të krenohet me të duke e quajtur si pasuri kombëtare”, është reagimi i saj.

Exit mobile version