Lady Gaga është në bisedime serioze për t’iu bashkuar ekipit të aktorëve për vazhdimin e “Joker” nga viti 2019 të regjisorit Todd Phillips.
Sipas Hollywood Reporter, këngëtarja është në garë për ta portretizuar karakterin e Harley Quinn, ish-psikiatren, e cila në filmat e deritanishëm ka qenë e rregullt si ndihmësja e Jokerit, por edhe si e dashura e tij.
Në filmin “Suice Squad” të vitit 2016, por edhe në vazhdimin e tij, rolin e Harley e ka luajtur aktorja Margot Robbie, ndërsa ai version ishte edhe figura qendrore në filmin me superheronj, “Birds of Prey”.
Edhe pse akoma nuk janë zbuluar detajet e vazhdimit të “Joker”, Joaquin Phoenix pritet të kthehet në rolin e protagonistit kryesor, ndërsa është thënë se zhanri i filmit të ri do të jetë mjuzikël.
Regjisori Todd Phillips, i cili ndau një fotografi të kopertinës së skenarit në rrjetet e tij sociale, zbuloi se nëntitulli i filmit është “Folie à Deux” – një referencë për një sindromë psikiatrike në të cilën dy njerëz ndajnë një iluzion, i cili mund t’i referohet Quinnit.
Todd Phillips confirms ‘JOKER 2’ is in the works. pic.twitter.com/4GazT6J8KR
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) June 7, 2022
Kur është fjala për Lady Gaga dhe realizimet e saja filmike, ato deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme. Për filmin “A Star Is Born” me Bradley Cooper, ajo u nominua për çmimin Oscar për aktoren më të mirë, ndërsa në të njëjtën kategori konkurroi për BAFTA dhe Golden Globe për filmin “House of Gucci”. /Telegrafi/