Site icon Telegrafi

La derën hapur për pak ajër të pastër, aligatori i hyn brenda në shtëpi – publikohen pamjet

Një burrë nga Florida, i cili la derën e oborrit të tij të hapur për pak ajër të pastër, përfundoi ballë për ballë me një aligator.

Paul Quinn tha se ai po kontrollonte emailin në shtëpinë e tij në Fort Myers kur zbuloi se një aligator kishte depërtuar në kuzhinën e tij nga dera e oborrit.

Quinn thirri 911 dhe Komisioni për Ruajtjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Florida iu përgjigj për ta hequr aligatorin rreth 2.5 metra të gjatë.

Amerikani e filmoi momentin kur zvarraniku u largua nga shtëpia. /Telegrafi/

Exit mobile version