Site icon Telegrafi

Kylie Minogue dëshiron që Margot Robbie ta luajë filmin e saj biografik

Sapo ka luajtur personazhin kryesor në filmin “Barbie”, por roli i radhës i Margot Robbie nuk mund të jetë askush tjetër përveç Kylie Minogue.

Në një intervistë të re për E!News, ylli i pop-it zbuloi se do të donte që Robbie ta luante atë në një film biografik të ardhshëm për jetën dhe karrierën e saj.

“Margot Robbie – në ëndrrat e mia”, tha Minogue, 55 vjeç, teksa vuri në dukje se si ajo, ashtu edhe ylli 33-vjeçar i “Barbie” janë nga Australia.

Foto: Getty Images

“Ajo do të kishte theksin australian, kjo është e sigurt”, tha këngëtarja.

Karriera e yllit të “Padam Padam” mund të jetë një biografi e shkëlqyer, pasi ajo ka punuar në muzikë, televizion dhe film që nga mesi i viteve 1980, duke u renditur në pozitë e parë në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe një çmim “Grammy”.

Derisa një regjisor të vendosë të marrë përsipër projektin, Minogue do të festojë jetëgjatësinë e saj me një rezidencë të ardhshme në Las Vegas në The Venetian Resort, duke nisur më 3 nëntor në ambientin e ri të hotelit “Voltaire”.

Foto: AP

Shfaqja e re e Minogue do të sjell këngë nga albumi i saj i gjashtëmbëdhjetë i ardhshëm, “Tension”, dhe gjithashtu hitet më të mëdha të karrierës së saj katër dekadash.

Duke qenë në zhvillim për gati tre vjet, kjo shënon edhe serinë e saj të parë të koncerteve në SHBA që nga viti 2011.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Margot Robbie

“Unë dua që të jetë lloji i thelbit të asaj që është bërë një shfaqje e Kylie, kështu që mjaft glamour. Kam disa versione të këngëve që nuk janë dëgjuar, riinterpretime këngësh, gjë që është emocionuese. Banda live dhe valltarë, kostume fantastike. Kjo është baza – dhe më pas do të shohim se çfarë surprizash mund të kemi”, ka zbuluar Kylie.

Ajo do të jetë artistja inaguruese në “Voltaire”, një ambient me 1000 vende kapacitet. /Telegrafi/

Exit mobile version