Milani thuhet se do të paguajë 1 milion euro për huazimin e Kyle Walker deri në fund të sezonit dhe do të ketë një opsion blerje për 5 milionë euro.
Reprezentuesi anglez është në prag të bashkimit me Milanin nga Manchester City.
Pep Guardiola tha javën e kaluar se mbrojtësi i djathtë me përvojë dëshironte të largohej nga klubi dhe të luante jashtë vendit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Walker ka prioritet një lëvizje në Milan pavarësisht ofertave nga klube të tjera.
Gazeta italiane pretendon se kuqezinjtë do të paguajnë 1 milion euro për një marrëveshje huazimi gjashtëmujore, ndërsa opsioni për të blerë për kuqezinjtë do të vendoset në 5 milionë euro.
Gazzetta dello Sport reports that Milan will pay €1m for Kyle Walker’s loan until the end of the season and add an option to buy for €5m. pic.twitter.com/2JdSeEJsp6
— Football Italia (@footballitalia) January 18, 2025
Walker fiton 6 milionë euro në sezon në City dhe Milani do t’i japë atij të njëjtën pagë, por do të shtrihet në një kontratë që skadon në 2027 dhe jo në 2026.
Disa burime pohojnë se Walker tashmë ka shtrënguar duart me Milanin, kështu që ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me kuqezinjtë në ditët në vijim.
Lëvizja e tij e afërt në San Siro do të thotë që Marcus Rashford nuk do të nënshkruajë për kuqezinjtë, pasi Milanit i ka mbetur vetëm një vend për lojtarë jo-BE. /Telegrafi/