Site icon Telegrafi

Ky kombinim përmirëson pasqyrën e gjakut dhe imunitetin në vetëm dy javë!

Nëse keni problem me imunitetin, kjo ‘vitaminë’ është zgjidhja e duhur për ju

Kjo recetë përdoret për të forcuar imunitetin dhe për të përmirësuar pasqyrën e gjakut për afro dy javë.

Përbërësit:

– 200 ml mjaltë,
– 200 g arra,
– 200 g rrush të thatë,
– 200 ml lëng karote,
– 200 ml lëng panxhari,
– 2 limonë.

Përgatitja:

Lani 2 limonë. Pritini ato në gjysmë dhe hiqni farat.

Bluani me lëvore (nëse janë spërkatur – hiqni lëvoren) dhe vendoseni në një kavanoz qelqi njëlitërsh.

Përzierjes së bluar të limonëve shtoni mjaltin, lëngun e shtrydhur të panxharit dhe lëngun e karotës së shtrydhur dhe përzieni.

Pas kësaj, përzierjes shtoni arra të grira hollë ose të bluara dhe rrush të thatë.

Përziejini të gjitha përsëri dhe do të keni rreth 1 kilogram përzierje të shijshme dhe të shëndetshme shëruese.

Ruajeni në një kavanoz qelqi në frigorifer. Merrni një lugë çaji tri herë në ditë para ngrënies. /Telegrafi/

Exit mobile version