Site icon Telegrafi

Ky grim i Rita Orës s’mund të ishte më perfekt se kaq për festa

Mbrëmë, Rita Ora festoi albumin e saj të ri “Phoenix” në një festë gjigande me bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjen.

Këngëtarja veshi një fustan të zjarrtë me pupla dhe besojeni ose jo, s’na ra ky në sy.

Grimi i Ritës është perfekt, edhe për festën e albumit të saj, edhe për festat e fundvitit në vijim.

Baza është e pastër, buzët nude, ndërsa sytë vjedhin gjithë vëmendjen. Pamja e saj është frymëzuar nga trendet e viteve ’60 dhe ‘70.

Aty ku mbaron qepalla dhe fillon kocka e vetullës, vizatohet një vijë që ndjek relievin e syrit, siç shihet dhe në foto.

Në qendër të syrit grimieri i Ritës ka vendosur vetëm xixa vibrante gri. Ngjan si diamant i shkrirë, apo jo? Makijazhi është i rëndë, madje në qerpikët e poshtëm janë vizatuar disa fije me anë të penelit.

Ju mund të ndiqni fije për pe grimin e Ritës, ose mund të frymëzoheni nga disa krijime të ngjashme për një grim të paharrueshëm festiv.

Deamishel, fansja më e madhe e viteve ’60 dhe ’70, krijoi këtë sy të qelibartë që ngjan yll në çdo kënd.

Sigurisht, mund të frymëzoheni nga Twiggy, modelja legjendare e atyre viteve, që theksonte qerpikët dhe e sillte harkun në qepallë deri në afërsi të hundës.

Exit mobile version