Site icon Telegrafi

Ky është telefoni i palosshëm i Samsung, i shpalosur në SDC

Në konferencën e zhvilluesve të Samsung-ut (SDC) në San Francisko, kompania zbuloi pamjen e parë të telefonit të palosshëm, i cili do të jetë telefoni i parë i tillë i kompanisë, teknologjia e të cilit është gati për prodhim. Kjo ishte parashikuar gjerësisht që nga shtatori.

Forma e saktë e telefonit ishte e fshehur në një kuti, por Samsung ka demonstruar se teknologjia e palosshme ishte funksionale dhe e gatshme për debutimet komerciale në telefonat e vërtetë.

Justin Denison, SVP i marketingut të produkteve mobile, i cili shpalosi pajisjen tha për dizajnin e vërtetë: “është mahnitës”.

Telefoni i palosshëm i Samsung ka dy ekrane (dhe jo tre siç mendohej më parë): ai që funksionon kur telefoni është i mbyllur dhe ekrani i palosshëm që del jashtë për ta kthyer pajisjen në një tablet 7.3 “, ashtu siç prisnim.

Ekrani i palosshëm quhet Infinity Flex Display. Teknikisht, pajisja duket si një dëshmi përfundimtare e konceptit edhepse nuk është e qartë kur do të debutojë, megjithëse Justin Denison përmendi “ngjarjen tjetër (Samsung Unpacked)”, që mund të ndodhë rreth konferencës MWC në fund të shkurtit. Kjo është në linjë me raportet e një lansimi në qerekun e dytë 2019, ndoshta me një çmim prej 1,800 dollarë.

Në skenë, Google ka miratuar idenë e ekraneve të palosshme dhe ka paraqitur Android API për këto, kështu që është vetëm një çështje kohe para se të lansohet pajisja e parë.

Nuk është e qartë kur konkurrentët e Samsung do të ndjekin shembullin, por kjo do të jetë fillimi i një epoke të re për dizajnin industrial dhe produktivitetin mobil. Ju mund të shihni të gjithë transmetimin e ngjarjes në lidhjen e mëposhtme:

Exit mobile version