Alberit Sopa është fituesi i lojës shpërblyese në vlerë prej 10 mijë euro, i cili qëlloi më për së afërmi numrin e banorëve të Kosovës.
Loja shpërblyese ishte shpallur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Ai kishte supozuar se numri total do të jetë 1 milion e 586 mijë 640, duke iu afruar më së shumti të dhënave pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë.
Nga regjistrimi i popullsisë Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë.
Loja shpërblyese ishte e hapur në platformën “e-Kosova”, derisa numri total i pjesëmarrësve në Lojën Shpërblyese ishte 23 mijë e 494. /Telegrafi/