Site icon Telegrafi

Ky është personi që do ta zëvendësojë Davutoglun

Binali Yildirim është zgjedhur sot si kandidati i vetëm i partisë për Drejtësi dhe Zhvillim për kryeministër të ri të Turqisë si dhe për lider të kësaj partie. Ai deri më tani shërbente në postin e Ministrit të Transportit.

Kongresi i kësaj partie do të mbahet më 22 maj. Kështu Yildirim në kongres të jashtëzakonshëm të partisë do të jetë shef i Qeverisë së këtij shtetit  pozitë në të cilën do ta zëvendësojë Ahmet Davutoglu, i cili dha dorëheqje, raportojnë mediat turke, përcjellë Klan Kosova .

Yildirim ishte një nga themeluesit e Partisë AK dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Pas nominimit të sotëm ai ka thënë se do te punojë në harmoni të plotë me presidentin Erdogan.

Exit mobile version