Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte, thuhet më tej në njoftim, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Do të ketë kushte që në pjesën e parë të ditës të krijohen mjegulla të dendura si rezultat i radiacionit dhe amplitudave në fushat termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/