Site icon Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Masat e ftohta të ajrit të cilat janë prezent mbi vendin tonë do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe për ditën e parë të javës, thuhet në një njoftim të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Po sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke arritur maksimumin ditën e mërkurë nga 13-14 gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokalitete pritet të formohet dukuria e brymës. Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërrojë kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile. Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë. Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte”, thuhet në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/

Exit mobile version