Mbi dy milionë shikues “u stresuan” duke parë një eksplorues të shpellave që futet brenda një grope të ngushtë që duket se është ‘hyrja për në shpellë’.
Përdoruesi i TikTok-ut, i njohur si @stickfigureboy99, fitoi 2.6 milionë shikime në videon e tij të parë pasi u tkurr sa më shumë që mundi për t’u futur brenda vrimës në tokë.
Me të hyrë brenda, djaloshi ngre kokën jashtë për t’i buzëqeshur kamerës para se të zhdukej përsëri në shpellë, por 38.2 mijë shikues tashmë vërshuan te komentet për të shprehur ankthin që ndjenin në vend të tij, transmeton Telegrafi.
“U stresova vetëm duke parë këtë”, shkroi një përdorues.
Një tjetër shtoi: “Do të kisha frikë se mos po ngecja aty”. /Telegrafi/
@stickfigureboy99 Reposted due to guidelines, do not attempt #fyp #cave #caver #caveman ♬ original sound – It’s ya boi