Site icon Telegrafi

Ky është fryti që ju ndihmon t’i pastroni arteriet tuaja

Hulumtime të reja kanë zbuluar që shegat janë shumë të mira për sëmundjet kardiovaskulare, pasi që e parandalojnë trashjen e arterieve koronare.

Shegat janë të pasura me përbërës të ndryshëm, të cilët janë shumë të mirë për shëndetin tonë, e sidomos për shëndetin e zemrës.

Disa nga të mirat tjera që i sjell konsumimi i shegave janë:

– Ulë nivelin e kolesterolit të keq

– Ndihmon në parandalimin e pezmatimeve të ndryshme

– Janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë sëmundjet e zemrës

– Shegat janë të pasura me vitaminë C dhe kjo ndihmon në luftimin e infeksioneve

– Konsumimi i rregullt i shegave parandalon kancerin gjirit, kancerin në prostatë dhe diabetin

– Shegat e përmirësojnë funksionimin e mëlçisë

-Shegat janë shumë të shëndetshme edhe për dhëmbët

Shegat mund t’i konsumoni si pjesë e sallatës apo desertit tuaj.

Keni parasysh që kur të blini shegë, gjithmonë zgjidheni atë që ka më shumë ngjyrë, që është pa njolla dhe pa prerje.

Pasi t’i blini mbani në vende të ftohta për të ruajtur cilësinë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version