Legjendari brazilian, Luis Nazario da Lima, i njohur më mirë si Ronaldo, luajti përkrah disa prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, por ishte vetëm një njeri që ai tha se ishte më i miri me të cilin ndante dhomën e zhveshjes.
Për shumë, Ronaldo është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Me të mbërritur në Evropë, në radhët e PSV Eindhoven, u takua nga një partner me të cilin do të shkruante historinë në këtë gjigant holandez.
“Kam luajtur me njerëz si Figo, Romario, Zidane, Rivaldo, Djorkaeff dhe Raul, por askush nuk ishte si ai. Ai ishte thjesht fantastik, sigurisht shoku më i mirë i skuadrës që kam pasur ndonjëherë”, ka thënë Ronaldo për Sport TV.
Bëhet fjalë për një nga yjet e parë të mëdhenj të futbollit belg, një njeri karriera e të cilit përfundoi në mënyrën më tragjike. Bëhet fjalë për Luc Nilis.
Tani 56 vjeç, Nilis ishte një nga sulmuesit më efektivë të Evropës në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90. Ai gëzoi një karrierë të shkëlqyer dhe me Ronaldon krijoi një tandem djallëzor në radhët e PSV-së.
Ai shënoi 110 gola në 164 paraqitje për PSV dhe 124 gola për Anderlecht. Por, kur ai bëri një transferim të madh në karrierë, duke kaluar në Angli, përfundoi në mënyrën më të dhimbshme.
Ai u transferua nga Aston Villa në vitin 2000 si një nënshkrim i madh dhe pritej të bënte gjëra të mëdha në Ligën Premier. Megjithatë, ai luajti vetëm tre ndeshje atje dhe i dha fund karrierës së tij.
Në ndeshjen e tretë për Aston Villan, ai pësoi një dëmtim të tmerrshëm pasi u përplas me portierin e Ipsëich, Richard Ëright. Situata u kthye në një makth dhe dëmtimi për pak sa nuk solli deri në prerjen e këmbës.
Doli të ishte një frakturë e rëndë e dyfishtë e këmbës së djathtë, dhe pas kësaj gjërat morën një kthesë për keq pasi lëndimi u infektua dhe u konsiderua opsioni i amputimit të këmbës. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi në fund.
Nilisit iu desh t’i jepte fund karrierës së tij menjëherë, por ai iu përkushtua punës së trajnerit. Ai punoi në klube të shumta në Belgjikë, Holandë dhe Turqi, dhe gjithashtu provoi dorën e tij në stafin stërvitor të ekipit kombëtar të Jordanisë.
Aktualisht, Nilis është trajner i klubit belg Patro Eisden në nivelin e dytë. Publikut anglez i pëlqente ta quante “sulmuesi më i mirë që Aston Villa nuk kishte”. /Telegrafi/
Who was Ronaldo’s best striking partner?
Christian Vieri ❌
Rivaldo ❌
Raul❌
Zidane ❌
Luc Nilis ✅Ye, me neither.
*searches for him on google*
pic.twitter.com/nZoLW4IM4W— Uncle Sharma ?️ (@RSharmzz) May 6, 2019
Luc Nilis: Ronaldo’s favourite partner and the best striker Aston Villa FC never had. #AVFC https://t.co/1ZetuPgDbp pic.twitter.com/OXTt48Nsuc
— Planet Football (@planetfutebol) June 28, 2017
Ronaldo named Luc Nilis as his favourite strike partner. They partnered each other at PSV ??pic.twitter.com/hDOGZ1U42e
— Football Remind (@FootballRemind) September 27, 2021