Site icon Telegrafi

Kuvendi voton raportin e Komisionit Hetimor për Energji për periudhën 2006-2022

Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pro këtij raporti ishin 69 deputetë, dy kundër dhe 1 abstenim.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të marr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre.

“Unë si deputet i këtij Kuvendi kërkoj nga Prokurori i Shtetit se në bazë të Kodit Penale të Kosovës ex-officio ta merr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre”, theksoi ai. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version