Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë vazhdime të tre seancave – 99, 100 dhe 112.
Në rend të ditës së vazhdimit të seancës së 112-të janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burime minerale dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, të dyjat me procedurë të shkurtuar dhe të cilat janë të lidhura me paketën e ligjeve për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.
Deputetët në kuadër të seancës së 100-të do të debatojnë për Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksat administrative dhe Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për huazim të Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim sipas marrëveshjes për hua për financimin e projektit “Ndërtimi i e rrugës së re dhe rikonstruimin e asaj aktuale Beljakovc – Kriva Pallankë – pjesa lindore e hekurudhës së Korridorit VIII, faza 2”, me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 99-të, megjithatë, janë Propozimi i vendimit për dhënien e pëlqimit të programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2003, Propozimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për Planin financiar të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2023, Iniciativës qytetare për shpalljen e referendumit për miratimin e ligjit për shfuqizimin e Ligjit për transformimin e Elektroekonomisë së Maqedonisë, Shoqatës aksionale për prodhim, transmetim dhe distribuim të energjisë elektrike në pronësi shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 19/2004), përmes propozuesit të autorizuar Gjorgji Manaskov.