Ndjeshmëria me padurim ndaj tyre sa vjen dhe rritet, prandaj secila nga kafshët ka nevojë për vëmendjen përkatëse, për ushqim të shëndetshëm, ushtrimet e duhura fizike për të mos humbur instinktin kafshëror që e karakterizon, transmeton Telegrafi.
Prandaj:
● Qartësoni vendin ku mendoni se do të rrijë qeni. Nuk ka më keq sesa të thoni gjithmonë se qeni nuk e ka vendin atje. Fillimisht duhet të caktoni një vend.
● Mbajeni vendin e qenit të pastër gjithmonë. Një nga arsyet që qeni gjendet kudo është se ai nuk e ka të pastër vendin e tij. Shumë shpejt do t’ju duket se hapësira juaj është zvogëluar.
● Pastroni me vakum (fshesë elektrike) shpesh. Qeni ose macja lëshojnë qime duke pastruar (lëpirë) veten e tyre. Proteinat e pështymës së tyre thajnë rrënjët e qimeve dhe ato shpërndahen nëpër shtëpi. Shpesh është vështirë të hiqen prej kolltukëve apo divaneve, kështu që mënyra më e mirë është vakuumi.
● Krijoni mundësinë që qeni të jetë i shëndetshëm dhe i kënaqur, duke e nxjerrë të luajë jashtë. Nëse edhe ju dilni me të, është shumë mirë edhe për qenin edhe për ju.
● Fillimisht survejoni qenin gjatë gjithë kohës. Deri sa ai të njohë gjithë ambientin dhe të zbulojë gjithçka, shihni me kujdes veprimet e tij çdo minutë.
● Lajeni qenin ose macen shpesh jashtë. Qimet e tij që mund të jenë duke rënë, mund të pastrohen shumë mirë duke e larë shpesh.
● Mos e lini qenin të flejë në shtratin tuaj, edhe pse e doni shumë dhe ju duket i bukur. Është më mirë për të dy, që secili të flenë në vendin e vet. Kjo ju ndihmon edhe ta mbani apartamentin të pastër.
● Jepini qenit (ose maces) të luajë me lodrat e tij. Jo me orenditë e shtëpisë. Qeni duke luajtur pastron dhëmbët e tij.
● Bëjini vizita të rregullta tek veterineri dhe vaksinojeni duke e imunizuar ndaj sëmundjeve. Të mbani qenin e shëndetshëm është e rëndësishme edhe për ju.
● Shmangni ushqimet tuaja për qenin. Kjo mund të shkaktojë sjellje të këqija. Ushqejeni me ushqimet e veta, të cilësisë së mirë, sipas një orari. Mbani mend të lini një enë me ujë të pastër. Kafshët gjithashtu kanë etje. /Telegrafi/