Site icon Telegrafi

Kush janë anëtarët e familjes së Prigozhinit: Djali mercenar në Siri, gruaja pronare e një fabrike

Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ata kishin nivele të ndryshme përfshirjeje në perandorinë e biznesit të liderit të grupit mercenarë rus, Wagner.

Megjithëse nuk dihet pasuria e saktë e Prigozhinit , Putin tha se grupi Wagner mori rreth 1 miliard dollarë nga shteti rus midis majit 2022 dhe majit 2023.

Insider ka listuar të gjithë anëtarët e familjes së liderit të grupit famëkeq dhe ka përshkruar statusin e tyre më në detaje.

Pema e familjes

Nëna e Prigozhinit, Violeta Prigozhina, u shtua për herë të parë në listën e sanksioneve të BE-së në vitin 2022. Në mars ajo fitoi një apel kundër tyre dhe më pas sanksionet iu hoqën.

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian deklaroi në muajin mars se lidhjet mes Violetës dhe djalit të saj bazohen “ekskluzivisht në lidhjen e tyre familjare dhe për këtë arsye nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar përfshirjen e saj në listat e diskutueshme”.

Violeta Prigozhina (83) hapi një galeri arti në vitin 2018 në Shën Petersburg, të quajtur “Ngjyrat e jetës”.

Në dhjetor të vitit të kaluar ajo prezantoi spektaklin artistik, “Ruaj, mos shkatërro”, për rëndësinë e ruajtjes së monumenteve të kulturës.

Lyubov Prigozhina, gruaja e Yevgenyt, është një farmaciste e kthyer në biznesmene dhe pronare e Agat LLC, degë e Concord Management and Consulting LLC, kompani e themeluar nga Prigozhin, sipas listave të sanksioneve zvicerane dhe franceze. Ministria e Financave e SHBA-së dhe BE-së e shtuan atë në listën e sanksioneve në vitin 2022.

Gazeta ruse e lajmeve, New Izvestia e përshkroi atë si një biznesmene që zotëron disa resorte, një fabrikë çokollate dhe një dyqan me pakicë në Shën Petersburg.

 

I biri zbuloi pozicionin e trupave të Wagnerit?

Djali i Yevgeny Prigozhinit, Pavel Prigozhin, ishte mercenar i Wagnerit në Siri dhe mori Kryqin e Zi të grupit për shërbimin ushtarak.

Në vitin 202, Departamenti i Thesarit i SHBA sanksionoi Pavel, duke deklaruar se ai, së bashku me nënën dhe motrën e tij, Polina luajtën “role të ndryshme në sipërmarrjen e biznesit të Prigozhin”. Ata nuk zbuluan më shumë detaje se si ishin përfshirë në perandorinë e tij të biznesit.

Ministria e Financave njoftoi se Pavel kontrollon tre kompani – Lakhta Park, OOO, Lakhta Park Premium, OOO dhe Lakhta Plaza. Nuk dihet se çfarë bëjnë në të vërtetë këto kompani.

Në dhjetor, Pavel ishte në qendër të spekulimeve se mesazhet e tij në Telegram kishin zbuluar vendndodhjen e trupave të Wagner, ku u sulmuan me raketat ukrainase.

Së bashku me Pavel, Prigozhin ka edhe dy vajza – Polina (31) dhe Veronika (18). Ata morën pjesë në qindra gara të kalërimit jashtë Rusisë, në të njëjtën kohë që babai i tyre protestoi në Telegram kundër tradhtarëve mes elitave ruse, të cilët i dërgonin fëmijët e tyre jashtë vendit.

Polina u ankua se kishte vështirësi të siguronte lule për dasmën, kur arriti në pallat në Shën Petersburg në vitin 2015. Polina u citua gjithashtu nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së se luante një rol në perandorinë e biznesit të Prigozhin.

Dihet shumë pak për Veronika Prigozhin, e cila deri më tani është e vetmja anëtare e familjes së ngushtë të Prigozhinit, e cila nuk dihet publikisht se është sanksionuar në SHBA apo BE.

Financial Times tha se Prigozhin duket se e ka përdorur atë për të shmangur sanksionet, duke cituar të dhënat e korporatave ruse, të cilat tregojnë se Veronika u bë pronare e firmës që kontrollon hotelin në Shën Petersburg në vitin 2022. /Telegrafi/

 

Exit mobile version