Site icon Telegrafi

Kush është Fronti i Ri Popullor që po kryeson në zgjedhjet në Francë?

Fronti i Ri Popullor (NFP) po kryeson exit poll-in pas zgjedhjeve franceze, duke mposhtur Frontin Kombëtar të ekstremit të djathtë.

Fronti i Ri Popullor është një aleancë e gjerë elektorale e krahut të majtë të partive në Francë.

Ai u formua më 10 qershor në përgjigje të presidentit, Emmanuel Macron, që thirri zgjedhje të parakohshme legjislative.

NFP bashkon La France Insoumise (LFI), Partinë Socialiste, Les Ecologistes, Partinë Komuniste Franceze, Generations, Place Publique dhe disa parti dhe grupe të tjera me prirje të majtë.

Partia më e madhe në NFP është LFI (e njohur si France Unbowed), e udhëhequr nga radikali i majtë Jean-Luc Melenchon, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Megjithëse NFP nuk ka asnjë udhëheqës zyrtar,  Melenchon mendohet të jetë personi më i afërt me të.

Sipas rezultateve të para, NFP është parashikuar të fitojë 172-215 vende.

A është Macron në NFP?

Partia e Emmanuel Macron, Rilindja, është pjesë e një koalicioni të veçantë centrist të quajtur Ansamble.

Ansamble përfshin gjithashtu Lëvizjen Demokratike (MoDem), Horizont, En commun dhe Federatën Progresive.

Ansamble parashikohet të fitojë diku 150-175 vende në parlamentin francez. /Telegrafi/

Exit mobile version