Këngëtarja Nora Istrefi ka pak kohë që është shpërngulur bashkë me familjen në shtëpinë e saj të re, në lagjen “Marigona Rezidence”, në Prishtinë, një lagje kjo shumë e pëlqyer nga VIP-at për të jetuar.
Mesa duket Nora është ambientuar shumë shpejt në vendbanimin e ri, madje ka filluar edhe kontaktet dhe vizitat me fqinjët, kjo pasi shumë pak metra larg saj ndodhet me vendbanim këngëtarja Jehona Sopi, një mike shumë e vjetër e këngëtares.
Istrefi ka publikuar mbrëmë një video në SnapChat, teksa shihet duke ndenjur bashkë me Jehonën dhe në mbishkrimin e videos ka shkruar: “E kam kojshikën për merak”.
Përveçse kolege, këngëtaret ruajnë një miqësi shumë të mirë mes vete. /Telegrafi/